Tensione ka patur këtë të hënë në aksionin e IKMT-së në Radhime, për prishjen e godinave.
Fadromat kanë mbërritur në mesditë në ambientet e një hoteli për ta shembur atë, por pronari i biznesit ka kërcënuar se do të vetëvritet.
Sipas news 24, ai ka hipur mbi çatinë e godinës dhe ka marrë dhe fëmijën me vete.
IKMT kërkon të prishë një hotel që e ka me qira një shtetase italiane. Ndërkohë, brenda banesës ka dhe disa shtetas italianë që nuk pranojnë të dalin nga hoteli.
Në video shfaqen pamjet si dhe duket një prezencë e madhe e forcave policore rreth objektit./Opinion.al