Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës në Sarandë janë arrestuar nga Policia. Dy prej tyre janë arrestuar në zyrën ku ishin duke punuar, ndërsa policia është duke kryer kontrolle në shtëpitë e katër të arrestuarve.
Nuk ka ende të dhëna në lidhje me shkakun e arrestimit, pasi operacioni i koordinuar nga Prokuroria e Vlorës është duke u zhvilluar.
Pak javë më parë, policia e Sarandës, me urdhër të Prokurorisë së Vlorë, arrestoi shefen e IMT-së, Romina Pulaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi sipas prokurorëve kishte lejuar ndërtimin e një pallati pa leje në qytet.