Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 19:40.
Polica thotë se shtetasi A. N., 32 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një furrë buke në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.