Kremlini ka thënë se një embargo ndaj naftës ruse do të godiste rëndë Evropën, por nuk do të ndikonte në SHBA, duke iu përgjigjur kështu propozimeve të disa ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për një embargo të naftës si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë.
Më tej Kremlini ka deklaruar se progresi në bisedimet e paqes me Ukrainën nuk po ecën aq shpejt sa duhet, dhe se duhet bërë më shumë përpara për një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Po ashtu Kremlini ka theksuar se pretendimet se Rusia nuk po i lejon qytetarët ukrainas të evakuohen përmes korridoreve humanitare janë “gënjeshtra”.