Protestuesit, të cilët kishin bllokuar qarkullimin tek “Myslym Shyri” janë larguar duke i dhënë fund protestës për ditën e sotme.
Ata u larguan rreth orës 14:00, duke mbyllur kështu ditën e 5-të të protestës.
Qytetarët kishin bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë kryqëzim në formë proteste për rritjen e çmimeve.
Ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish nesër, në orën 17:00 para Kryeministrisë./Opinion.al