Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugëtimi i një familjeje ukrainase që i largohet bombardimeve ruse

2022/03/12 at 9:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrugëtimi i një familjeje ukrainase që i largohet bombardimeve ruse

Secili prej rreth 2 milionë ukrainasve që i janë larguar sulmit të forcave ruse ka një histori të dhimbshme ndarjeje dhe lëndimi.

Zëri i Amerikës ndoqi rrugëtimin e familjes Nochovna, katër femrave që nga mosha 70-vjeçare dhe deri në një vajzë 3-vjeçare, ndërsa ato i largohen Kievit dhe shkojnë drejt Polonisë, ku mikpriten nga një familje polake. Siç njofton nga Krakova korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, është hera e dytë që familja detyrohet të lërë shtëpinë.

Tre-vjeçarja Ulya po fle pasi ka udhëtuar për dy ditë duke përshkuar qindra kilometra përmes një zone lufte. Ajo është tashmë e sigurtë, në një strehë refugjatësh në Poloni.

Tre breza të familjes Nochovna janë shtrënguar të lënë shtëpinë, për të dytën herë. Në vitin 2014, ato u larguan nga Luhansku, ndërsa qytetin e morën separatisët e mbështetur nga Rusia. Tetë vite më vonë, ato janë shtrënguar të lënë çdo gjë pas, ndërsa tanket ruse rrethojnë Kievin.

“Kur u zhvendosëm në Kiev, shpresuam që ishim të sigurtë. Blemë shtëpi. Jeta rifilloi. Isha e lumtur për fëmijët. Madje bëra edhe fëmijën e dytë. Dhe kur na u desh ta përjetonim këtë për të dytën herë, nuk më besohej që kjo po ndodhte në shekullin e 21-të”, thotë Maria Nochovna.

Bashkëshortin e saj e kanë thirrur për të luftuar. Vajza e tyre më e madhe, Anna, thotë se vendosi të largohej ndërsa raketat ruse godisnin rrugët përreth.

“Kuptuam se duhet të largoheshim diku që të shpëtonim jetët tona. Kam një motër në moshën tre vjeçare. Dhe jemi të ndërgjegjshëm se duhet të bëjmë diçka për të ardhmen e saj”, thotë Anna Nochovna.

Ato bënë gati valixhet dhe shkuan në stacionin e Kievit ku Anna filmoi.

“Ishte e vështirë pasi nuk kishte vend për t’u ulur në tren. Njerëzit thjesht rrinin nëpër shkallë, duke u lutur që t’i ndihmonin për t’u larguar nga Kievi”, i tregon Anna Zërit të Amerikës.

Iu deshën dy ditë që të mbërrinin në kufirin polak, ku pritën në radhë për 24 orë.

“Gjyshja shtatëdhjetë vjeçare rrinte në këmbë, nuk kishte vend ku të ulej”, thotë Anna.

Gjyshja e saj, Tatiana Novhovna, ka jetuar gjatë regjimit sovjetik dhe ka përjetuar edhe pavarësinë e Ukrainës. Tashmë në moshën 70-vjeçare ajo është shtrënguar ta lërë atdheun.

“Nuk mund të flas për këtë temë pa lotë. Thjesht filloj të qaj. Më vjen keq për fëmijët, për vendin, për të gjith딸 thotë Tatiana Novhovna.

Por, si refugjatë ato nuk kanë shumë kohë për të reflektuar. Familja po përgatitet për të vazhduar më tej. Anna ka gjetur një familje që do t’i strehojë në qytetin polak Krakovë.

“Ajo do të na presë në stacionin e trenit në Krakovë. I shkruajta dhe më pyeti nëse na duhen rroba apo ushqime”, thotë Anna.

Pra, pas dy netësh në këtë strehim, ato shkojnë sërish tek stacioni i trenit ku kishin mbërritur. U japin bileta falas për të shkuar në Krakovë.

Atje po i pret Christina Letkowski, mikpritësja e re e familjes Nochovna. Kur treni mbërrin, është një moment i madh për ta. Arratia ka përfunduar tashmë.

Dhjetëra mijëra polakë dhe evropianë të tjerë kanë hapur shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas. Christina, shtetase spanjolle e martuar me një shtetas polak, thotë se ky është një reagim i natyrshëm njerëzor.

“Të thyhet zemra. Duhet të ndihmoja. Kam një dhomë të lirë dhe nuk mund të them ‘jo’”, i tregon ajo Zërit të Amerikës.

Anëtaret e familjes Nochovna thonë se janë të prekura nga mikpritja që u kanë bërë në Poloni.

Edhe Ulya gjeti një shoqe të re. Carmen është vajza dyvjeçare e zonjës Letkowski. Dalëngadalë, asaj po i rikthehet gëzimi i fëmijërisë.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Sulmet ruse, 220 mijë ukrainas kthehen në vendlindje

Sulmet ruse, 220 mijë ukrainas kthehen në vendlindje

Përse qyteti Mariupol në Ukrainë është i rëndësishëm për Rusinë?

Përse qyteti Mariupol në Ukrainë është i rëndësishëm për Rusinë?

Djali i saj “punon” pilot për Putin,nëna ukrainase: Më vjen turp, jam e trishtuar

Djali i saj “punon” pilot për Putin,nëna ukrainase: Më vjen turp, jam e trishtuar

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com