Aktori Neritan Liçaj, ka qenë i pranishëm në protestën që qytetarët po mbajnë para kryeministrisë për rritjen e çmimit të karburanteve dhe ushqimeve.
Gjatë fjalës së tij Liçaj tha se kur qeveria çartet, atëherë është qytetari ai që duhet ta kthejë me këmbë në tokë.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mblidhen në shesh dhe të zgjidhin hallet e tyre.
“Kur qeveria çartet duhet kthyer më këmbë në tokë. Pjesëmarrja në shesh është ajo që të garanton liritë dhe të drejtat. Prandaj shqiptarë mblidhuni në shesh të zgjidhim hallet tona, është e vetmja mënyrë. Jemi një komb që nuk na ka mposhtur dot Roma, Bizanti apo otomanët, jo më Rilindja. Të gjithë bashkë se do fitojmë”, deklaroi Liçaj./Opinion.al