Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e parlamentit për miratimin e rezolutës Që mbështet sovranitetin, integritetin dhe demokracinë e Ukrainës.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Kim shkruan se kjo rezolutë mbështet një koordinim të fortë mes Shqipërisë, SHBA-së dhe Bashkimit Europian.
“Ne mirëpresim rezolutën unanime të Parlamentit shqiptar që mbështet sovranitetin, integritetin territorial & demokracinë e Ukrainës; dënon pushtimin Rusisë në Ukrainë & shkeljet e ligjit ndërkombëtar & sigurisë të BE-së; mbështet një koordinim të fortë mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së”,-shkruan ambasadorja në “Twitter”./Opinion.al
We welcome ?? Parliament’s unanimous resolution supporting Ukraine sovereignty, territorial integrity & democracy; condemning ?? invasion of ?? & violations of int’l law & European security; supporting strong ?? ?? ?? coordination. We #StandWithUkraine https://t.co/OtRfl5Tr9j
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 8, 2022