Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushtimi i Ukrainës /Lukashenko, “diktatori i i fundit i Evropës”, faktori kyç

2022/02/28 at 4:35 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pushtimi i Ukrainës /Lukashenko, “diktatori i i fundit i Evropës”, faktori kyç

Bjellorusia është faktori kyç i pushtimit rus të Ukrainës, raporton CCN. Inteligjenca ukrainase sugjeron se Bjellorusia po tregon “gatishmëri për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë” në pushtimin rus “përveç lejimit të rusëve që të përdorin territorin e tyre si dhe duke i lënë ata të kalojnë kufirin në Ukrainë, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për CNN.

Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitje të gjera ushtarake.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha javën e kaluar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen pushtimit “nëse do të jetë e nevojshme”.

Por  çfarë duhet të dini për Lukashenkon, njeriun që është në krye të këtij kombi që shtrihet midis Rusisë dhe Polonisë, dy shtete anëtare të Bashkimit Evropian:

I zgjedhur president në zgjedhjet e para demokratike të Bjellorusisë në 1994 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai ka sunduar për më shumë se një çerek shekulli. Por në zgjedhjet e mëvonshme ka patur akuza për taktika dhe parregullsi në votim.

Fundi i vitit 2020 u shoqërua me disa muaj protesta dhe dhune në të gjithë vendin pas zgjedhjeve të kontestueshme. Madje policia qëlloi në ajër, përdori granata dhe arrestoi më shumë se 200 persona me qëllim pengimin e dhjetëra mijëra bjellorusëve që marshuan nëpër Minsk, të cilët kërkonin largimin e liderit veteran nga pushteti.

Ai hodhi poshtë akuzat se votat ishin manipuluar dhe tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Diktatori i fundit i Evropës”

Lukashenko, është quajtur “diktatori i fundit i Evropës”, pasi ka kontroll të hekurt mbi vendin e tij dhe është bërë gjithnjë e më i fortë. Paraqitjet e tij publike janë të kontrolluara dhe ai përgjithësisht është i rrethuar nga të rinj.

Lukashenko e ka forcuar gjithnjë e më shumë aleancën e tij me Putinin, i cili ka ofruar qindra miliona dollarë ndihmë financiare – mbështetje e Kremlinit që ka të ngjarë të pasohet me telashe.

Në një intervistë ekskluzive me CNN në vitin 2021, Lukashenko tregoi se çfarë mund të ndodhë nëse ndonjëherë do të ketë një provokim kundër dy vendeve:

“Nëse ne kemi nevojë, Bjellorusia do të kthehet në një bazë ushtarake për Rusinë dhe Bjellorusinë në mënyrë që t’i rezistojë agresionit tuaj, nëse ju vendosni, ose nëse ndonjë vend vendos të sulmojë”-tha ai/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije
Kryesore

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

27 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

27 Dhjetor, 2025 7:20 pm
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

27 Dhjetor, 2025 6:59 pm
Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
Macron telefonon Putinin dhe Zelenskyn

Macron telefonon Putinin dhe Zelenskyn

Nis Asambleja e Përgjithshme e OKB, një minutë heshtje për viktimat e luftës

Nis Asambleja e Përgjithshme e OKB, një minutë heshtje për viktimat e luftës

Rritja e çmimit të bukës në vend e pashmangshme

Rritja e çmimit të bukës në vend e pashmangshme

TE FUNDIT

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
27 Dhjetor, 2025

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se Ötzi, njeriu i akullit që jetoi më shumë se 5 mijë vjet...

Lexo më shumë

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
27 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk...

Lexo më shumë

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
27 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin”...

Lexo më shumë

Protestë e PD-së në Surrel

Protestë e PD-së në Surrel
27 Dhjetor, 2025

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com