Aktualitet

Rritja e çmimit të bukës në vend e pashmangshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 28/02/22 |
Opi Nion

Sulmi rus në Ukrainë ka nisur të reflektohet edhe në tregun vendas me një rritje të lehtë të çmimit të miellit që pritet të shfaqet edhe te rritja e çmimit të bukës. Sipas kreut të shoqatës së prodhuesve të bukës, Gëzim Peshkopia, ndikim në çmim pritet të ketë, pro nuk duhet të ketë vend për panik se qytetarët do mbeten pa bukë.

“Do kemi ndikim patjetër nga bllokimi i tregut të furnizimit me grurë dhe domosdo duke qenë në këtë situatë mund të ketë edhe një ndikim në rritjen e çmimit të miellit. Nuk ka nevojë për panik për miell dhe ta bëjmë bukën në ambientet familjare.  Fillon me dëshirën e secilit, edhe prodhuesit e miellit, fabrikat e miellit, jemi të gatshëm të furnizojmë gjithë popullin me bukë.”

Sipas shoqatës së prodhuesve të bukës, pavarësisht se ka vështirësi për sigurimin e grurit pas bllokimit të këtyre dy tregjeve kryesore për shkak të luftës, Shqipëria do drejtohet drejt  tregjeve të tjera.

“Shqipëria do drejtohet drejt tregut bullgar, rumun, hungarez dhe serb. Shpresojmë që asnjëherë nuk do të ngelemi në furnizimin e vendit me bukë e miell”.

Sipas të dhënave të INSTAT Shqipëria 47% të nevojave vjetore për grurë i importon nga Rusia dhe nga Ukraina 3.3%./Klan News

 

Pas