Vendet dhe aleatët e NATO-s po vëzhgojnë çdo lëvizje të Rusisë, duke paralajmëruar se aleanca e tyre ushtarake mbrojtëse do të bëjë gjithçka për të mbrojtur “çdo pëllëmbë” të territorit të tyre.
Ata kanë dërguar armë dhe municion në Ukrainë dhe kanë trajnuar ushtarë ukrainas në vitet e fundit – në të vërtetë deri në pushtimin rus.
Por ata kanë thënë vazhdimisht se nuk do të ketë “çizme në terren” të NATO-s, sepse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s.
Megjithatë, kjo ndryshon nëse Rusia lëviz përtej Ukrainës në një vend të NATO-s.
Neni 5 i Kushtetutës së NATO-s thotë se “një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve”.
Nëse kjo ndodh, bota kalon në një territor të paeksploruar dhe ekziston një mundësi e rrezikshme e një konfrontimi NATO-Rusi, shkruan BBC./Opinion.al