Një anije mallrash është ndaluar nga marina franceze në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut.
Zyrtarët francezë deklaruan se anija u kap pas sanksioneve të reja të BE-së dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer.
“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Lideri Baltik’ që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore. Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Liderit Baltik” ka bashkëpunuar me autoritetet franceze”,- tha zyrtari.
Ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin, tha agjencia ruse e lajmeve RIA.