Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO:Shenjat tregojnë se Rusia po planifikon sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë

2022/02/20 at 12:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
NATO:Shenjat tregojnë se Rusia po planifikon sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë

Pas presidentit amerikan Biden, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se pret një sulm gjithëpërfshirës nga ushtria ruse në Ukrainë. Sulmi mund të ndodhë së shpejti.


“Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia po planifikon një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës veriatlantike Jens Stoltenberg për programin televiziv gjerman “Tagesthemen”. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai foli për një vendosje të vazhdueshme të trupave ushtarake ruse ajte. “Trupat ruse nuk po tërhiqen”, siç thotë Rusia. “Atje po shtohet trupa të reja ruse.” Ka edhe shenja se Rusia po përgatitet të inskenojë ndonjë pretekst për një sulm ushtarak në Ukrainë.

Shkeljet në rritje të armëpushimit në Ukrainën lindore, “akuzat e rreme” për “gjenocid” në Donbas dhe evakuimi i popullsisë nga zonat e kontrolluara nga separatistët janë “shenja shqetësuese”, theksoi Stoltenberg.

Stoltenbergu angazhohet për zgjidhje politike

Sipas informacioneve të burimeve perëndimore, Rusia ka mbledhur më shumë se 150.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën fqinje.Presidenti amerikan Joe Bidentha të premten se ai pret një sulm “në ditët në vijim”. Megjithatë, udhëheqja në Moskë mohon planet e sulmit. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar disa herë gjatë ditëve të fundit se trupat janë tërhequr pas përfundimit të manovrave.

Me gjithë kërcënimin e përshkallëzimit të gjendjes si pasojë e ndërhyrjes së mundshme të trupave ruse, Stoltenberg mendon se ende ka hapsirë për një zgjidhje politike të konfliktit. “Ne duam që Rusia të ndryshojë kursin dhe të ulet me ne në tryezën e bisedimeve”.

Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO

Kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë siqeritet në deklaratat për anëtarësimin e vendit të tij në NATO, Stoltenberg u përgjigj: “Ne po ndihmojmë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse. Ne po ofrojmë trajnime dhe pajisje dhe po ndihmojmë integrimin e saj euro-atlantik.” Anëtarësimi në NATO është i mundur, por vendimin përfundimtar duhet ta marrin 30 vendet anëtare. Për momentin bëhet fjalë më pak për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe më shumë për “pranimin apo jo pëerpjekjet të një fuqie të madhe si Rusia që t’i diktojë një vendi tjetër se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë – me dhunë”.

Sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, Rusia ka bërë të gjitha përgatitjet për të qenë në gjendje të sulmojë. “Këshilla më e mirë në këtë moment është që ne të jemi të përgatitur”, tha politikanja socialdemokrate në televizionin e dytë gjerman ZDF. Lambrecht përshëndeti vendimin e NATO-s për të reduktuar në mënyrë drastike kohën e gatishmërisë për dhjetëra mijëra ushtarë në aleancën ushtarake. Kur u pyet nëse duhet të kemi frikë nga një sulm rus ndaj anëtarëve të NATO-s, si shtetet baltike apo Polonia, ministrja tha: “Kërcënimi është shumë i madh në këtë rajon.” E aleatët e NATO-s kanë të drejtë “të sigurohen në mënyrë adekuate.” Lambrecht shtoi: “NATO qëndron këtu. Ne qëndrojmë së bashku, të bashkuar. Rusia duhet të përgatitet që ne të mbrojmë aleatët tanë.”

Ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell sheh një ndryshim në krahasim me përkeqësimin e mëparshëm të situatës. Rusia kurrë më parë nuk ka grumbulluar 150.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën “të cilët vënë në dyshim ekzistencën e këtij vendi”, tha Borrell në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Dallimi është se tani ekziston një kërcënim i prekshëm, i fortë dhe i fuqishëm. Asgjë nuk e justifikon këtë përqendrim të forcave.”

Tërheqja e personelit diplomatik

NATO ka tërhequr punonjësit e saj nga kryeqyteti ukrainas Kiev të shtunën për arsye sigurie. Ata do të zhvendosen në Lemberg (Lviv) në Ukrainën perëndimore dhe në Bruksel, tha një zyrtar i NATO-s. Siguria e punonjësve ka “prioritetin kryesor”. Disa vende perëndimore kanë tërhequr më parë personelin e tyre diplomatik nga kryeqyteti ukrainas. Edhe Gjermania e ka reduktuar stafin e ambasadës së saj në Kiev./DW



Ju sugjerojmë

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Para
Berisha kujton komunizmin: Shqiptarët hëngrën mish të kafshëve të ngordhur

Berisha kujton komunizmin: Shqiptarët hëngrën mish të kafshëve të ngordhur

Basha: 3 anëtarët socialistë të komisionit hetimor janë të përfshirë në aferë

Basha: 3 anëtarët socialistë të komisionit hetimor janë të përfshirë në aferë

Basha: I bëj thirrje Ramës të heqë dorë nga presioni ndaj SPAK

Basha: I bëj thirrje Ramës të heqë dorë nga presioni ndaj SPAK
















TE FUNDIT

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
14 Korrik, 2026

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë, si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja, për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
14 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvijas, ku për pasojë kanë humbur...

Lexo më shumë

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
14 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}