Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në një emision televiziv në Ukrainë. Një gazetar e ka goditur me grusht në fytyrë një politikan pro-rus gjatë një debati drejtpërdrejt në televizion.
Përleshja ndodhi midis deputetit Nestor Shufrych nga partia pro-ruse Opozita Platforma – For Life, dhe gazetarit Yuriy Butusov.
Politikani u sulmua nga gazetari pasi ai refuzoi të dënonte Vladimir Putinin për trupat ruse që janë vendosur në kufi të Ukrainës.
Mediat e huaja shkruajnë se Shufrych mbeti i gjakosur pasi Butusov iu afrua dhe e goditi në fytyrë.
Sikurse duket në video, më pas ai u ngrit në këmbë, qëlloi gazetarin dhe të dy ranë përtokë, ndërsa të ftuarit e tmerruar iu lutën që të ndalonin./Opinion.al