Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

500 teste fiktive për Covid, arrestohet një farmaciste në Lezhë

2022/02/17 at 9:26 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
500 teste fiktive për Covid, arrestohet një farmaciste në Lezhë

Policia e Shtetit ka goditur 2 raste të kryerjes së testeve të Covid-19, jashtë procedurës standarde dhe të lëshimit të dokumentit të rezultatit të testit fals dhe fiktiv.

Si rezultat i operacionit të koduar “Fake test”, është arrestuar një farmaciste në Lezhë dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi proaktiv disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “FAKE TEST”.  Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasja K. L., 25 vjeçe, banuese në Shënkoll, me profesion farmaciste pranë një subjekti privat me objekt veprimtarie farmaci, në Lezhë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasja A. U., 35 vjeçe, banuese në Lezhë, administratore e këtij subjekti privat farmaci”, njofton policia.

Këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në periudha të ndryshme kohore, kanë pajisur shtetas të ndryshëm, me dokumentin shëndetësor përgjigje fiktive të falsifikuar të testit molekular RT PCR për SARS-Cov-2, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes së kampionit PCR nga kërkuesit.

Pajisja e tyre bëhej vetëm me dërgimin e dokumentit të identifikimit nga ana e kërkuesit dhe sipas kërkesave të tyre, testi me përgjigje pozitive paguhej 100 euro, ndërsa testi me përgjigje negative paguhej 50 euro. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet që me këto teste fiktive janë pajisur rreth 500 qytetarë.

Gjithashtu, është proceduar në gjëndje të lirë shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në Lezhë, administrator i një subjekti privat biznes, i cili dyshohet se tek biznesi i tij kryente tampon/ testin e SARS-Cov-2, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në ligjin për testin SARS-Cov-2.

Gjatë kontrollit të ambientit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 vula, 1 aparat telefonik iPhone, certifikata/teste të shtetasve të ndryshëm me rezultate pozitive e negative, si dhe fotokopje dokumentesh identifikimi të shtetasve të pajisur me këto teste fiktive e të falsifikuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat  penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

11 Tetor, 2025 8:22 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 tetor 2025

11 Tetor, 2025 8:18 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Sport

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10 Tetor, 2025 8:55 pm
“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
Bota

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

10 Tetor, 2025 5:36 pm
Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Para
Tërhoqi trupat? SHBA: Rusia ka shtuar 7000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën

Tërhoqi trupat? SHBA: Rusia ka shtuar 7000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën

CNN nxjerr pamjet: Rusia po ndërton një urë në kufirin me Ukrainën

CNN nxjerr pamjet: Rusia po ndërton një urë në kufirin me Ukrainën

Përndjek dhe merr me forcë në automjet vajzën, arrestohet 23-vjeçari

Përndjek dhe merr me forcë në automjet vajzën, arrestohet 23-vjeçari

TE FUNDIT

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
11 Tetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Era do...

Lexo më shumë

Horoskopi, 11 tetor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
11 Tetor, 2025

Dashi  Jeta juaj ne çift do jete shume monotone gjate kësaj dite. Gjithçka do vazhdoje si gjithmonë dhe nuk do...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Tetor, 2025

PD ka miratuar emrat e kandidatëve për gjashtë bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Opinion.al mëson se...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
10 Tetor, 2025

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com