Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Gjykatës për shoqatën e Tiranës,FSHF:Ky subjekt s’është i njohur nga ne

2022/02/10 at 8:09 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Gjykatës për shoqatën e Tiranës,FSHF:Ky subjekt s’është i njohur nga ne

Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF, Aldi Topçiu, ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media sipas të cilit Gjykata e Tiranës ka regjistruar një tjetër shoqatë futbolli në Tiranë.


Për Topçiun, çdokush është i lirë të krijojë shoqata, por kjo nuk do të thotë se ky subjekt është anëtar apo është i njohur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Jemi informuar sot për vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për regjistrimin e një shoqate tjetër në këtë qytet, ashtu si shumë shoqata të tjera që kanë seli në Tiranë. Kjo nuk do të thotë se ky subjekt është anëtar apo është i njohur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Duke qenë se ky është një informacion që e kam në mënyrë mediatike, jo në mënyrë zyrtare, ende nuk dimë përmbajtjen apo ekstremitetet e kësaj vendimmarrjeje”, – thotë Topçiu në një deklaratë për median, duke saktësuar se të gjithë anëtarët duhet të respektojnë Statutin e FSHF-së, që është i hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Çdo anëtar apo anëtarët e anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit janë të detyruar të respektojnë statutin. Statut i cili është hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së me unanimitet, dhe nga vetë Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas nenit 71 të këtij statuti të gjitha ankesat, pretendimet apo mospajtimet me vendimet e FSHF-së mund të ankimohen në shkallë të fundit, pra pas ezaurimit të shkallëve të brendshme, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke përjashtuar të gjitha gjykatat e zakonshme”, – u shpreh ai.

Më tej, Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF shpjegon edhe ecurinë e procesit zgjedhor dhe procedurat që po ndiqen, nën monitorimin e UEFA-s.

“Procesi zgjedhor brenda FSHF-së është sot në një ditë mjaft të rëndësishme, pasi sot është edhe afati përfundimtar për depozitimin nga anëtarët të delegatëve që do t’i përfaqësojnë në Asamble, të propozimeve që ata kanë për postet drejtuese. Ky proces udhëhiqet nga komisioni i verifikimit të asamblesë i zgjedhur dy vite më parë nga Asambleja e Përgjithshme. Është ky komision i cili do të certifikojë procedurat e ndjekura, delegatët dhe kandidaturat për postet drejtuese. Gjithashtu, një komision ekspertësh ngritur nga UEFA do të verifikojë e të certifikojë respektimin korrekt të rregulloreve e statuteve për emërimin e delegatëve, propozimet për kandidatët e organeve drejtuese për katër vitet e ardhshme”.

“Monitoruesit e UEFA-s do të jenë në Tiranë javën e ardhshme. Kjo është edhe një dakordësim politik të nivelit të lartë midis Presidentit të UEFA-s, z. Ceferin dhe Kryeministrit Edi Rama. Dua t’ju kujtoj se kufijtë e veprimtarisë se FSHF-së caktohen vetëm nga Statuti dhe nga asgjë tjetër dhe kam besim se procesi do të vazhdojë pa probleme, me të njëjtin ritëm, me të njëjtin nivel transparence dhe nën mbikëqyrjen e Komisionit të Verifikimit, i cili është zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme në përmbushje të mandatit të tij”, – theksoi Aldi Topçiu në deklaratën për median./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
S’është turp të komunikosh me Berishën/Kryemadhi:Treçereku i Shqipërisë non grata

S'është turp të komunikosh me Berishën/Kryemadhi:Treçereku i Shqipërisë non grata

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

U akuzua pa faj për përdhunim, specialisti i krimeve drejt rikthimit në punë

U akuzua pa faj për përdhunim, specialisti i krimeve drejt rikthimit në punë
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}