Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në Kuvend, i ka kujtuar Bashës praninë e prokurorëve belg në Tiarën për çështjen “Toyota Yaris”.
Më pas ka ardhur edhe përgjigja e Bashës , i cili me ironi i është drejtuar ministrit duke i thënë, çoji cigare dy shokëve të tij në burgun 313, duke iu referuar Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit.
“Ministri duhet të ishte dënuar minimalisht për zbardhjen që u bë. Kujtohu pak për ministrin e brendshëm. Do vij dita që të japësh edhe ti llogari. Çoji cigare shokëve te 313 se ke dy atje“,-tha Basha.