Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi i Tahirit, PD: Provon se Shqipëria u kthye në parajsën e drogës

2022/02/05 at 1:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënimi i Tahirit, PD: Provon se Shqipëria u kthye në parajsën e drogës

Partia Demokratike ka reaguar sërish për dënimin e Saimir Tahirit. Në një dalje për mediat, deputeti i PD, Ervin Salianji është shprehur se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm është prova e plotë se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës.


Sipas tij, nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar.

Deklarata e plotë

Dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë dhe e madhe se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës. Nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar.

E kemi denoncuar me mijëra herë kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e Ramës me krimin, përdorimin e kriminelëve për të grumbulluar vota dhe më pas dorëzimin e sovranitetit të shtetit në duart e bandave dhe krimit të organizuar. Depërtimi I bandave deri në strukturat më të larta të shtetit, abuzimi me pushtetin, dhunimi dhe grabitja e qytetarëve është fakt dhe paralajmëron që dënimi i Tahirit është vetëm fillimi, nisja e rugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin.

Ai është dhe duhet të jetë i pari në një listë të gjatë të drejtuesve të rilindjes.

Për vite me rradhë, Edi Rama e mohoi kanabizimin e Shqipërisë.

Edi Rama mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin.

I mohoi  denoncimet me fakte dhe nga brenda policisë së shtetit, i hodhi në rrugë dhjetra drejtues të policisë së shtetit dhe degdisi në azile dhjetra të tjerë. Vendosi policinë e shtetit nën thundrën e krimit dhe disa në shërbëtorë te tij.

I mohoi faktet e paraqitura nga Partia Demokratike, mohoi cdo denoncim edhe kur ato bëheshin mes parcelave me kanabis, mohoi raportet e partnerëve ndërkombëtar, mohoi gjithçka.

Ai mbrojti “ministrin kampion”, ministrin më të suksesshëm të të gjitha kohërave sipas tij, që e shndërroi policinë në mbrojtëse të parcelave të hashsahit, ndërsa efektivat e policisë në ngarkues e transportues të lëndës narkotike.

Në fakt, mbronte projektin e vet ashtu si sot heshti, futi kokën si struci dhe e shiti si faj të vartësit të tij.

A e mbani mend se si Edi Rama sulmonte çdo deputet e drejtues të PD, kur denonconin kanabizimin e Shqipërisë dhe lidhjet e Ramës me këtë proces kriminal.

Por koha i dha të drejtë Partisë Demokratike.

Shpallja fajtor e ministrit të Ramës dhe zbardhja e lidhjeve të tij me bandat e krimit të organizuar të trafikut të drogës, janë prova se PD kishte të drejtë në denoncimet e saj.

Nëse do të ishin dëgjuar në kohën e duhur, sot Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë kriminale dhe paratë e drogës nuk do ishin investuar për blerjen e zgjedhjeve e në ndërtim.

Edi Rama mbrojti krimin e organizuar, pasi Saimir Tahiri nuk mund të vepronte pa mbrojtjen, mbështetjen dhe bekimin e Edi Ramës që është kreu i bandës.

Beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar.

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë!

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

 



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Para
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla: Berisha dhe Meta kanë hyrë në një thes

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla: Berisha dhe Meta kanë hyrë në një thes

PD dorëzon ankimimin, të shfuqizohet koalicioni “Shtëpia e Lirisë”

PD dorëzon ankimimin, të shfuqizohet koalicioni “Shtëpia e Lirisë”

Video/Lala:Nga përgjimet, anëtarët e grupit Avdyli kanë folur me deputetë

"Prangat iu vunë në katin e nëndheshëm", gazetarja: Si e priti Tahiri vendimin
















TE FUNDIT

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
15 Qershor, 2026

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit. Federata Tuniziane...

Lexo më shumë

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor, 2026

Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}