Moderatorja e njohur, Bora Zemani ka disa ditë që nuk shfaqet në ekran dhe shkak është bërë gjendja e saj e keqe shëndetësore.
Përmes një story në “Instagram”, moderatorja ka treguar se gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë sëmurë dhe me temperaturë të lartë. Gjithashtu Bora tregon se është drejt përmirësimit dhe shpreson se shumë shpejt t’i rikthehet prezantimit të emisionit të saj.
Kujtojmë se gjatë mungesës se Borës emisioni është moderuar nga Ana Lleshi dhe Elona Duro.
“Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju falenderoj shumë për mesazhet dhe kujdesuni për veten se çfarë nuk po qarkullojnë këto kohë. Ju puth fortë, kështu nga larg që të mos ju ngjis ndonjë gjë”,-ka treguar Bora./Opinion.al