Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën, më 30 janar, janë regjistruar 2,390 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 10,336 tamponëve.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk janë shënuar viktima me këtë virus.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 1.291 persona janë shëruar ndërsa 35,051 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.
Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 804,801 persona apo 44 për qind e popullsisë.