Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja e shkarkimit, Meta Kushtetuteses: Prisja vendimmarrje të shpejtë

2022/01/29 at 3:30 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 8 min
A A
Meta: Të ulet niveli i borxhit, ndryshe do të shkaktojë krizë serioze në vend

Përmes një kërkese zyrtari Presidenti i Republikës Ilir Meta I është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e shkarkimit. Në këtë kërkesë të bërë publike nga Presidenca, ndër të tjera Meta shprehet ndër të tjera se priste vendime të shpejta nga ky institucion, ndërsa kërkon prova për mënyrën se si u caktua relatori.


Kërkesat e Metës ndaj Gjykatës:

Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori për “çështjen e shkarkimit”.

– Më vendosni në dispozicion aktin për pezullimin e çështjes dhe cila është baza ligjore që keni përdorur.

– Pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes?

– Prisja vendimmarrje të shpejtë për çështjen

Dokumenti i plote

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

 

Nr.152/4 Prot.                                                                        Tiranë, më 29.01.2022

 

Lënda:  Kthim përgjigje mbi shkresën tuaj nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., të datës 28.01.2022 dhe përsëritje kërkese për të dhëna dhe kopje të akteve.

  ZONJËS VITORE TUSHA

KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

  ANËTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Tiranë

  E nderuar Zonja Kryetare,

 U njoha me qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjellë përmes letrës suaj me nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., të datës 28.01.2022, dhe ndihem i keqardhur për këtë komunikim jo përmbajtësor dhe pa përgjigje që Gjykata Kushtetuese mban me Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Si President i Republikës, pasi u njoha me shkresën e Gjykatës Kushtetuese nr. 6 (K), datë 17.6.2021, “Dërgim vendimi dhe provat përkatëse”, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ishtevënë në lëvizje nga Kuvendi për një çështje që as nuk duhej të ekzistonte, dhe në përgjigje të njoftimit të saj, përmes shkresës nr. 2143 prot., datë 1.7.2021, i kam përcjellë zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese “Qëndrimet dhe Pretendimet” e mia, lidhur me vendimin nr. 55/2021, datë 9.6.2021, të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ‘Për shkelje të rënda të Kushtetutës”’ dhe procedurën e ndjekur nga Kuvendi i Shqipërisë (Legjislatura e IX-të).

Ky qëndrim i Presidentit të Republikës, shtojcat bashkëlidhur, dhe provat respektive, i janë dërguar Gjykatës Kushtetuese, përmes shkresës përcjellëse nr. 2143/1 prot., datë 1.7.2021, “Përcillen qëndrimet dhe pretendimet e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, mbi vendimin nr. 55/2021, datë 9.6.2021 dhe procedurën e ndjekur nga Kuvendi i Shqipërisë”.

Në këto akte, i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta marrë në shqyrtim sa më shpejt dhe të vendosë pa vonesë lidhur me këtë çështje. Kjo, duke u nisur edhe nga historiku i veprimtarisë së Kuvendit në dy vitet e fundit të Legjislaturës së IX-të.

Madje kam theksuar se, një vendimmarrje e shpejtë mbi këtë çështje, do të shkonte në favor të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor midis palëve pjesëmarrëse në proces që investuan Gjykatën Kushtetuese, dhe në ruajtje të legjitimitetit të funksionimit dhe të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, duke dalë garant i kushtetutshmërisë dhe rendit ligjor e demokratik, kaq shumë të sulmuar dhe të paralizuar në tre vitet e fundit.

Kjo kërkesë, që prej datës 1 korrik 2021 e Presidentit të Republikës, për shqyrtimin e çështjes brenda një afati sa më të shpejtë, lidhej ndër të tjera me faktin që Legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Shqipërisë i përfundonte mandati 4-vjeçar në datën 9 shtator 2021, çka kërkonte që dhe shqyrtimi gjyqësor i çështjes për të cilën kjo legjislaturë investoi Kuvendin, duhej të përfundonte brenda kësaj date.

Ndërkohë që, pas këtyre komunikimeve të mia, vetëm në datën 15.10.2021, me shkresën tuaj me lëndë “Njoftim për kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, keni njoftuar faktin se,  Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në datën 15.10.2021, ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike.

Siç dhe jeni në dijeni, përmes Drejtorit të Kabinetit, ju kam shprehur qëndrimin dhe shqetësimin mbi disa çështje dhe kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese informacion e të dhëna mbi to, përmes kërkesave  me nr. 3290/11 prot., datë 05.11.2021, dhe nr. 3290/3 prot., datë 16.11.2021, dhe kam pritur përgjigje të plotë zyrtare. Por për asnjë nga këto shkresa, nuk kam marrë përgjigje.

Në këto kushte, nisur dhe nga disa konstatime dhe problematika të evidentuara në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese edhe në çështje të tjera ku Presidenti i Republikës ka qenë palë pjesëmarrëse në gjykim, dhe në vijim të komunikimit me Gjykatën Kushtetuese për njoftimet e caktimit të datës së zhvillimit të seancës publike, për herë të tretë, përmes Drejtorit të Kabinetit, në datën 27.01.2022, ju kam përcjellë kërkesën menr. 152/1 prot., duke ripërsëritur kërkesën për informacion, të dhëna dhe akte, përpara zhvillimit të seancës gjyqësore publike.

Por sërish, edhe pas kësaj kërkese të përsëritur, përgjigja e Gjykatës Kushtetuese ishte formale, jo përmbajtësore, për asnjë nga kërkesat e parashtruara.

Nisur nga qëndrimi që keni mbajtur në shkresë, jam i detyruar të përcjell këtë kërkesë me qëllim që Gjykata Kushtetuese jo vetëm të marrë masa për të garantuar të drejtat e palëve në proces, por dhe të sigurojë transparencë mbi veprimtarinë e saj, si tregues i legjitimitetit të kësaj Gjykate.

Së pari, lidhur me kohën për parashtrimin e çështjes nga palët në seancë, në shkresën tuaj ju i referoheni një afati kohor prej 60 minutash. Dhe për këtë, në përgjigjen tuaj nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., datë 28.01.2022, ju i referoheni Rregullores së re “Për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, të miratuar në datën 22.12.2021, me vendimin nr. 9, të Mbledhjes së Gjyqtarëve (neni 33, pika 6).

Lidhur me këtë, më duhet t`ju sjell në vëmendje se, ashtu siç besoj se dhe ju shumë mirë duhet ta dini, kjo Rregullore nuk ka qenë në fuqi në momentin që Gjykata Kushtetuese, përmes shkresës me Nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., datë 11.01.2022 (ku i bëni me dije Presidentit të Republikës se koha në dispozicion për parashtrimin e pretendimeve në seancën plenare publike, që ishte parashikuar për t`u mbajtur në datën 18.01.2022, ishte 60 minuta), apo shkresës Nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., datë 17.01.2022, (ku njoftoni shtyrjen e seancës gjyqësore për datën 1.02.2022), i është drejtuar Presidenti të Republikës me komunikimet përkatëse.

Vetë Rregullorja, qëështë miratuar nga ana e Mbledhjes së Gjyqtarëve në datën 22.12.2021, dhe që sipas dispozitës së hyrjes në fuqi të vendimit miratues nr. 9, datë 22.12.2021, hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Nga konsultimi me faqen e Qendrës së Botimeve Zyrtare, rezulton se Rregullorja e miratuar që në datën 22 dhjetor 2021, është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 13, datë 27 janar 2022[1], ditë kjo që përkon çuditërisht me kërkesën tonëpër informacion nr. 152/1 prot., datë 27.01.2022.

Megjithatë, më vjen mirë që, u desh Presidenti i Republikës së Shqipërisë t`i kërkonte informacion Gjykatës Kushtetuese dhe t`i përcillte Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në datën 24 janar 2022, të dhëna dhe prova që kërkojnë domosdoshmërish nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, qëRregullorja e procedurave gjyqësore e  miratuar nga kjo që prej datës 22.12.2021, të gjente dritën e botimit 35 ditë më vonë.

Përpos këtyre fakteve të pakundërshtueshme, për sa kemi parashtruar edhe në letrën nr. 152/1, datë 27.01.2022, kërkoj që në seancën gjyqësore, në funksion të respektimit të parimit të kontradiktoritetit dhe të drejtës për t`u dëgjuar, zhvillimi i seancës duhet t`i garantojë përfaqësuesit dhe mbrojtësit të zgjedhur prej Presidentit të Republikës të parashtrojë të gjithë qëndrimin dhe pretendimet e tij, pa u kufizuar në kohë. Parimet, të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor, dhe për t`u dëgjuar[2] përpara njëgjykate të paanshme dhe të caktuar me ligj, nuk mund tëcenohen dhe as tëkufizohen.

Së dyti, duke qenë se Presidenti i Republikës iu përgjigj Gjykatës Kushtetuese që prej datës 1 Korrik 2021dhe kërkoi shqyrtim të shpejtë dhe pa asnjë vonesë të çështjes,dhe nuk ka marrëasnjë njoftim zyrtar nga Gjykata Kushtetuese se çfarë ka ndodhur me shqyrtimin e kësaj çështjeje të investuar nga Legjislatura e IX-të e Kuvendit të Shqipërisë, apo se çfarë ka vendosur në lidhje me të mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përpara datës 15.10.2021, ripërsëris kërkesën për informacion dhe kopje të dokumentacionit për t`u njohur me këto fakte:

  • A ka zhvilluar Mbledhja e Gjyqtarëve ndonjë mbledhje, dhe/apo ka marrë ndonjë vendim për pezullimin e shqyrtimit të kësaj çështje përgjatë periudhës 06.2021 (moment ky i regjistrimit të çështjes) deri në14.09.2021(moment ky që sipas nenit 47, pika 1, dhe 62 pika 1, paragrafi i 1, të ligjit nr. 8577/2000, përbënte dhe afatin përfundimtar maksimal ligjor kur Mbledhja e Gjyqtarëve duhejtë shprehej me vendimpër kalimin ose jo të çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, brenda 3-muajve nga paraqitja e kërkesës)?

 

  • Nëse po, cila është baza ligjore e pezullimit dhe arsyet përse ky vendim deri më sot nuk i është njoftuar Presidentit të Republikës nga Gjykata Kushtetuese.

 

  • Cili është relatori i çështjes dhe mënyrën e procedimit të Kryetares apo të Gjykatës Kushtetuese për caktimin e tij si relator sipas ligjit, shoqëruar me kopje të dokumentacionit provues mbi praktikën e brendshme administrative të ndjekur për këtë rast për caktimin e relatorit.

 Nëse ju hezitoni të ktheni përgjigje zyrtare, duke përcjellë dhe kopjen e dokumentacionit mbështetës për informacionin sa më sipër, nëorën 10:00, të datës 31 janar 2022, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishaj[3] dhe/ose znj. Katrin Treska[4], do të paraqiten personalisht pranë Gjykatës Kushtetuese për të marrë kopje të njehsuar të këtyre akteve që konfirmojnë veprimtarinë e Gjykatës për këto kërkesa dhe çështje të ngritura.

Lutemi caktimin e një personi përgjegjës nga ana juaj, për t`ua vënë në dispozicion informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar pa asnjë pengesë dhe/apo vonesë, duke mbajtur për këtë qëllim edhe procesverbalin përkatës që dokumenton vënien ose jo në dispozicion të dokumentacionit pjesë e dosjes gjyqësore, për të cilin paraqitet në mënyrë të përsëritur kjo kërkesë.

Përpos sa më sipër, në zbatim të nenit 92/h, të Kushtetutës, kërkoj nga ana juaj:

  • kopje të aktit përmes të cilit rregulloheshin procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 99/2016[5], e veçanërisht procedurat e caktimit të relatorit të çështjes me short, apo procedurat e tjera me të cilat ka funksionuar Gjykata Kushtetuese, deri në miratimin e Rregullores së re, hyrë në fuqi më 27 janar 2022.

Mbetem me besimin se ky informacion dhe kopja e akteve do të përcillet dhe do të vihet në dispozicion brenda datës 31 janar 2022.

PRESIDENTI

  Ilir META

 

 

Etiketa: kushtetuesjameta


Ju sugjerojmë

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

24 Maj, 2025 11:16 am
Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
Aktualitet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

24 Maj, 2025 10:39 am
‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!
Aktualitet

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!

24 Maj, 2025 10:14 am
Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Aktualitet

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

24 Maj, 2025 9:59 am
Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Aktualitet

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

24 Maj, 2025 9:50 am
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

24 Maj, 2025 9:29 am
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

24 Maj, 2025 9:20 am
Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
Aktualitet

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

24 Maj, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

24 Maj, 2025 8:30 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

24 Maj, 2025 8:18 am
Para
Çuçi – policëve për kanabisin: Nëse mbyllni një sy, ju shkatërrohet karriera

Çuçi – policëve për kanabisin: Nëse mbyllni një sy, ju shkatërrohet karriera

Italia heq karantinën për udhëtarët nga BE

“Vëllai” i Omicron shfaqet në Itali,studiuesit:S'ka gjasa të gjenerojë valë të re

Masakra në Velipojë, Ademi: Ja si mund të ishte shmangur ngjarja

Kandidatët për primaret/Bardh Spahia në Shkodër, mungon Voltana Ademi
















TE FUNDIT

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
24 Maj, 2025

Dyshohet se kreu 4 vjedhje brenda një nate, arrestohet nga policia 28 vjeçari në Fier. ‘Zbardhen 4 vjedhje në subjekte...

Lexo më shumë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
24 Maj, 2025

Martesa dëmton rëndë shëndetin mendor. Për më ironikët kjo do të ngjallte reagime natyrisht, por në fakt eksistojnë studime të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
24 Maj, 2025

Ishte akuzuar në Turqi për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje kapet në Tiranë, kreu i një...

Lexo më shumë

Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm

Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm
24 Maj, 2025

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com