Një video, ku presidenti amerikan Joe Biden dëgjohet se fyen gazetarin e “Fox News”, po bën xhiron e rrjetit.
Incidenti ndodhi të hënën, gjatë një konference për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ku po diskutohej për inflacionin.
Gazetari i “Fox News”, Peter Doocy i drejtoi presidentit Biden pyetjen:
A do të pranonit ndonjë pyetje mbi inflacionin, mendoni se inflacioni është kosto politike për zgjedhjet e mesit të mandatit?
Ndërsa presidenti Biden, i cili kishte harruar mikrofonin e hapur dëgjohet teksa mërmërit dhe lëshon ofendime ndaj gazetarit.
“Jo, mendoj që është një avantazh. Më shumë inflacion… Çfarë budallai bir ku***”,-dëgjohet të thotë presidenti.
Gazetari, Peter Doocy tha në Fox të hënën në mbrëmje Biden e mori në telefon menjëherë për t’i kërkuar falje për komentin e tij.
“Brenda një ore nga ai incident ai më mori në telefon dhe më tha: “Nuk është asgjë personale, mik”.
“Patëm një telefonatë të mirë,”-shtoi gazetari./Opinion.al