Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm Mat. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat. P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al