Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur forcat e policisë kanë ndërhyrë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike dhe kanë larguar protestuesit dhe mbështetësit e Sali Berishës që ishin grumbulluar aty.
Forcat e policisë hodhën ujë për të larguar të gjithë protestuesit. Këta të fundit u shpërndanë në rrugë të ndryshme të zonës përreth për shkak të ujit dhe gazit lotësjellës.
Policia ndërhyri pas kërkesës që mori nga disa deputetë që ndodheshin brenda selisë së PD në katin e dytë, që deklaruan se po u rrezikohej jeta.