Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëheqësi polak pranon se vendi bleu programin e fuqishëm të survejimit izraelit

2022/01/07 at 7:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Udhëheqësi polak pranon se vendi bleu programin e fuqishëm të survejimit izraelit

Politikani më i fuqishëm i Polonisë ka pranuar se vendi ka blerë programin e avancuar të kompanisë izraelite të survejimit NSO Group, por mohoi se po përdorej ndaj kundërshtarëve politikë.


Jaroslaw Kaczynski, udhëheqësi i partisë konservatore në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, tha në një intervistë se shërbimet sekrete në shumë vende po përdorin programin Pegasus për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Zoti Kaczynski tha se nevoja për një program të tillë lindi nga përdorimi në rritje i kriptimit të komunikimeve, që ishte më i fortë se teknologjitë ekzistuese të monitorimit. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt tek telefonat, programi u mundëson autoriteteve të monitorojnë komunikimet dhe bisedat në kohë reale dhe në formë të pakriptuar.

“Do të ishte gjë e keqe nëse shërbimet polake nuk do ta kishin këtë mjet”, tha zoti Kaczynski në një intervistë të botuar nga revista e përjavshme Sieci.

Intervista u zhvillua pas artikujve ekskluzivë të Agjensisë së Lajmeve Associated Press, se grupi Citizen Lab, që monitoron internetin në Universitetin e Torontos, kishte zbuluar se tre kritikë të qeverisë polake ishin sulmuar nga hakerat duke përdorur programin Pegasus të kompanisë NSO.

Të enjten, organizata Amnesty International verifikoi në mënyrë të pavarur konstatimet e grupit Citizen Lab, se Senatori Krzysztof Brejza ishte sulmuar disa herë nga hakerat në vitin 2019 kur drejtonte fushatën zgjedhore të opozitës.

Mesazhet e vjedhura nga telefoni i zotit Brejza, u përpunuan dhe u transmetuan nga televizioni shtetëror në Poloni në kuadrin e një fushate shpifjesh në kulmin e garës elektorale, e cila u fitua nga partia populiste me një diferencë të ngushtë.

Zoti Brejza i konsideron tashmë zgjedhjet të pandershme, pasi partia në pushtet ka patur qasje tek mendimi taktik dhe planet e fushatës së tij.

Zbulimi i këtyre sulmeve ka tronditur Poloninë, duke ngjallur krahasime me skandalin Watergate të viteve 1970-të në Shtetet e Bashkuara dhe po bëhen thirrje për një komision hetimor në parlament.

Zoti Kaczynski tha se nuk shikon asnjë arsye për të ngritur një komision të tillë, dhe mohoi se survejimi luajti ndonjë rol në zgjedhjet e 2019-tës.

“Nuk ka asgjë këtu në fakt, përveç histerisë së opozitës. Nuk ka rast Pegasus, nuk ka survejim”, tha zoti Kaczynski. “As Pegasus, as shërbimet, as informacioni i marrë në rrugë sekrete nuk luajtën ndonjë rol në fushatën zgjedhore të 2019-tës. Ata humbën sepse humbën. Nuk duhet të jenë në kërkim të justifikimeve të tilla sot”.

Citizen Lab konfirmoi se dy personat e tjerë, që u bënë objekt të sulmit ishin Roman Giertych, një avokat që përfaqëson politikanë të opozitës në një sërë rastesh me ndjeshmëri politike, si dhe Ewa Wrzosek, një prokurore e pavarur.

Aleatët e zotit Kaczynski kishin mohuar më parë se Polonia ka blerë dhe ka përdorur programin Pegasus.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti zbulimet e grupit Citizen Lab dhe agjensisë së lajmeve Associated Press “fake news” dhe sugjeroi se survejimi ishte bërë nga agjensia e zbulimit e ndonjë vendi tjetër, një ide kjo e hedhur poshtë nga kritikët që thonë se asnjë qeveri tjetër nuk do të kishte interes të sulmonte tre personat polakë që u bënë objektiv.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Wojciech Skurkiewicz tha në fund të dhjetorit se “sistemi Pegasus nuk disponohet nga shërbimet polake. Nuk përdoret për të gjurmuar apo survejuar ndonjë person në vendin tonë”.

Mediat polake raportojnë se Polonia e bleu programin Pegasus në vitin 2017, duke përdorur paratë nga i ashtuquajturi Fondi për Drejtësinë, që synon të ndihmojë viktimat e krimeve dhe të rehabilitojë të dënuarit. Sipas investigimit të kanalit TVN dhe gazetës së përditshme Gazeta Wyborcza, programi përdoret nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit, një shërbim i posaçëm i krijuar për të luftuar korrupsionin në jetën publike dhe që gjendet nën kontrollin politik të partisë në pushtet.

“Fondet publike u shpenzuan për një qëllim të rëndësishëm publik, që lidhet me luftën kundër krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve”, tha zoti Kaczynski.

Dhjetëra raste të rëndësishme të abuzimit me programin Pegasus janë zbuluar që nga viti 2015, shumë prej të cilave nga një konsorcium i mediave vitin e kaluar, që konstatuan se programi keqdashës i NSO Group ishte përdorur për të përgjuar gazetarët, politikanët, diplomatët, avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, që nga Lindja e Mesme dhe deri në Meksikë.

Ndërhyrjet piraterike në Poloni konsiderohen veçanërisht revoltuese pasi nuk ndodhën në ndonjë sistem shtypës autokratik, por në një vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Drejtorja e Amnesty International për Poloninë, Anna Blaszczak, akuzoi në një deklaratë të premten se survejimi i opozitës përputhet me sjelljen e qeverisë polake të Partisë Ligj dhe Drejtësi. BE-ja e ka kritikuar Poloninë në mënyrë të përsëritur për ndërhyrje tek sistemi i drejtësisë dhe veprime të tjera që perceptohen si anti-demokratike.

“Këto zbulime janë tronditëse, por jo të papritura. Ato ngrenë shqetësime serioze jo vetëm për politikanët, por për të gjithë shoqërinë civile të Polonisë, në veçanti për shkak të kontekstit të historikut të qeverisë kundër të drejtave të njeriut dhe sundimit të shtetit ligjor”, tha zonja Blaszczak./VOA



Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
Aksident në Elbasan, lëndohet shoferja e njërit prej mjeteve

Parakalim i gabuar, përplasen dy automjete në Lushnje

Publikimi i pagave/ Kush janë të arrestuarit, 2 IT shitën listën për 20 mijë lekë

Publikimi i pagave/ Kush janë të arrestuarit, 2 IT shitën listën për 20 mijë lekë

Berisha: Demokratët nuk besojnë tek Basha, është lider i thyer

Protesta/ Berisha për Bashën: Nesër është dita e lirisë dhe fundi i pengut
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}