Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rinia turke mund të rrezikojë të ardhmen politike të Erdoganit

2022/01/05 at 8:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rinia turke mund të rrezikojë të ardhmen politike të Erdoganit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është zotuar të formuar atë që ai e cilësoi si “një brez të devotshëm” të nacionalistëve të rinj turq, që do të ishin besnikë ndaj vlerave tradicionale islame.

Por nga ana tjetër, analistët thonë se sigurimi i mbështetjes mes votuesve të rinj mund të jetë sfida e tij më e madhe para zgjedhjeve të vitit 2023.

Në Beshiktash, lagjia qendrore e Stambollit, tifozët meshkuj të futbollit dhe protestueset feministe përzihen të shqetësuar. Por në këtë kohë trazirash ekonomike dhe kufizimeve të ashpra ndaj lirive individuale, ata kanë më shumë të përbashkëta se sa duket. Si pjesëtarë të brezit të ri, ata ndihen nën presion.

Studentja 20 vjeçare, Sila thotë për Zërin e Amerikës se është e shqetësuar se çfarë do të thotë për të shtytja drejt një shoqërie më tradicionale.

“I ndiejmë thellësisht efektet e krizës ekonomike, por në të njëjtën kohë si të reja, ndjejmë presionin në rritje në jetën tonë.”

Inflacioni është në rritje dhe papunësia mes të rinjve është afro 30 %. Mustafa, një shitës ambulant 21-vjeçar, thotë për Zërin e Amerikës se shpreson për ndryshim.

“Aktualisht çështja kryesore në Turqi është ekonomia. Paraja vazhdon të humbasë vlerë dhe ekonomia po përkeqësohet. Nuk mendoj se situata do të përmirësohet shpejt nëse nuk ndryshon qeveria. Kemi të njëjtën qeveri prej 18 vjetësh.”

Një anketë e kohëve të fundit tregon se të rinjtë janë të pakënaqur, jo vetëm me ekonominë por edhe me kufizimet në rritje të lirisë së shprehjes dhe sundimin autoritar.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës në Stamboll, Can Selcuki i cili drejton kompaninë e sondazheve “Istanbul Economics Research” thotë se sondazhi vë në dukje pakënaqësitë mes të rinjëve.

“Shpresat e tyre për të ardhmen janë fashitur ndaj u shprehën të pakënaqur ndaj sistemit aktual. Ata nuk kërkojnë një shpëtimtar, dhe kjo dallon nga prindërit e tyre, sepse të rinjtë e shohin veten si shpëtimtarë. Duan të jenë pjesë e shoqërisë civile, duan të ofrojnë zgjidhjet e tyre.”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të krijojë një brez besnik të devotshëm duke zgjeruar shkollat fetare. Të rinjtë turq janë rritur në një kohë kur mediumet kryesore kontrollohen nga mbështetësit e Edroganit.

Por ata mbështeten më shumë tek mediat sociale. Perceptimi i votuesve të rinj është se qeveria nuk po trajton çështje kritike, duke u bërë pengesë për aspiratat e Erdoganit – thonë disa analistë.

Demet Lukuslu, profesore në Universitetin Yeditepe, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Është e vështirë të kontrollosh tërësisht të gjithë popullsinë. Por edhe problemet e brezit të ri qëndrojnë, siç janë problemet e sistemit arsimor dhe papunësia.”

Mbështetja e të rinjve për politikanin karizmatik të qendrës së majtë, Ekrem Imamoglu, në zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit dy vjet më parë, ndihmoi për t’i dhënë fund sundimit 25 vjeçar të partisë së Edroganit në atë qytet.

Presidenti Erdogan ka postuar video në mediat sociale dhe ka mbajtur takime me të rinjtë si pjesë e një përpjekjeje për të fituar mbështetjen e tyre. Por anketat tregojnë se të rinjtë janë skeptikë jo vetëm ndaj Erdoganit por ndaj të gjitha partive politike, që do të thotë se udhëheqësit opozitarë kanë shumë punë për të bërë për të tërhequr votuesit e rinj.

Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherri me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

17 Tetor, 2025 10:05 am
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës

17 Tetor, 2025 10:04 am
BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027
Bota

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027

17 Tetor, 2025 9:41 am
Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
Aktualitet

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

17 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

17 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Tetor, 2025 8:00 am
Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Para
Omicron ka simptoma më të lehta

Omicron ka simptoma më të lehta

SHBA dyfishon furnizimet me ilaçin Paxlovid për të luftuar Covid-19

SHBA dyfishon furnizimet me ilaçin Paxlovid për të luftuar Covid-19

Blinken: Pasoja masive për Rusinë nëse pushton Ukrainën

Blinken: Pasoja masive për Rusinë nëse pushton Ukrainën

TE FUNDIT

Sherri me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një 26-vjeçari,...

Lexo më shumë

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
17 Tetor, 2025

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së biznesmenit italian në Salari të Tepelenës. 48-vjeçari Kamber Sulçe ka deklaruar se...

Lexo më shumë

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027
17 Tetor, 2025

Bashkimi Evropian ka vendosur që të zhvillojë dhe vendosë një sistem të përbashkët anti-dronësh, i cili duhet të jetë plotësisht...

Lexo më shumë

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
17 Tetor, 2025

Sot Tirana mbahet protesta në mbështetje ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com