Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Omikron vështirëson udhëtimet në Europë

2021/12/19 at 7:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, vetëm  5 ditë karantinë

Përhapja e variantit të ri Omikron ka rritur shqetësimin në Europë dhe shumë vende kanë shtrënguar masat. Kudo udhëtimet këtë fundvit nuk do të jenë të lehta. Gjermania pritet të shtrëngojë masat e hyrjes.

Shqetësimi para përhapjes së variantit Omikron ka rritur shqetësimin edhe në Gjermani. Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane pas një konsultimi të shtunën, (18.12.) kërkuan nga federata që të ashpërsojë rregullat e hyrjes në Gjermani për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, se “nëse hyrja në vend bëhet më e sigurtë, kjo ndihmon që të mos përhapet kaq shpejt varianti Omikron.” Shoqëria Gjermane e Spitaleve paralajmëroi nga krijimi i gjendjes së emergjencës në klinika.

Pas konsultimit, ministrat e landeve kërkuan nga federata që në të ardhmen nga mosha 6 vjeç të kërkohet një test PCR negativ para hyrjes në Gjermani, e ky nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Testi antigjen nuk duhet të pranohet më pas kësaj. Kërkesa  e tyre zgjerohet; testi PCR duhet kërkuar edhe nga ata udhëtarë që hipin vetëm në një aeroport gjerman. Kreu i konferencës së ministrave të Shëndetësisë, Klaus Holetschek (CSU), tha se “pasagjerët rrinë ulur me orë në një avion, dhe virusi nuk bën dallim mes pasagjerëve që janë tranzit ose vetëm dalin nga aeroporti”.

Austria ashpërson masat

Austria po ashpërson masat për të ulur përhapjen e variantit Omikron në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Vjenë, nga e hëna (20.12) në vend mund të hyjnë vetëm qytetarë me vaksinim tri herë ose të shëruarit nga Corona. Kush nuk ka marrë vaksinën përforcuese duhet të paraqesë një test PCR. Ndryshe udhëtarët duhet të futen në karantinë. Ajo merr fund, nëse pas udhëtimit kryhet një test PCR, i cili del negativ. Nga rregullorja përjashtohen shtatzënat dhe persona që nuk munden për arsye shëndetësore.

Nga ana tjetër Zvicra po i lehtëson masat. Por duhet theksuar, se në këtë vend nga fillimi i dhjetorit ka qenë në fuqi rregullorja për hyrjen vetëm me test PCR edhe për të vaksinuarit, nga 20 dhjetori mjafton vetëm një test i shpejtë antigjen 24 orë më parë për të hyrë në Zvicër. Të vaksinuarit e të shëruarit nuk kanë nevojë të bëjnë një test të ri të dytë pas katër osë shtatë ditësh. Rregullorja mbetet në fuqi për të pavaksinuarit.

Ndërkohë qeveria gjermane ka shpallur zona të reja të rrezikut të lartë të virusit. Nga e diela Danimarka, Norvegjia, Franca dhe Andorra janë në listën e zonave të rrezikut, bëri të ditur Instituti Robert Koch. Kjo vlen edhe për Libanin. Kush vjen nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është i vaksinuar plotësisht apo i shëruar, duhet të futet 10 ditë në karantinë në Gjermani, dhe vetëm pas pesë ditësh mund të lirohet me një test negativ./DW

Etiketa: europaomikronudhetimet

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Përballja në “Loro Boriçi”, Kukësi ndal Partizanin

Përballja në “Loro Boriçi”, Kukësi ndal Partizanin

A është ky babai i fëmijës? Eni Çobani bën live në studio telefonatën e pazakontë

A është ky babai i fëmijës? Eni Çobani bën live në studio telefonatën e pazakontë

Tirana merr zyrtarisht stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022

Tirana merr zyrtarisht stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com