Airbus i ka dorëzuar kompanisë Emirates modelin e fundit të A380, avioni më i madh dhe më luksoz në botë.
Për Emirates është avioni i 123-të dykatësh dhe kushton 446 milionë dollarë. Nga dushet tek apartamentet, nga sallonet tek klasi i pare dhe çdo lloj komoditeti tjetër që mund të tërheqë pasagjerë të pasur.
Bar në bordin e Emirates A380
Ai që u nis nga Hamburgu në Dubai ishte A380 i 123-të i flotës së Emirateve, kompania që u bë unike me superjumbo dhe e para, në vitin 2000 që e porositi.
“A380 është i veçantë për kaq shumë arsye: ai na ka dhënë mundësinë për të ripërcaktuar përvojën e udhëtimit, për t’i shërbyer me efikasitet kërkesës në aeroportet e kufizuara dhe për të nxitur rritjen e rrjetit tonë,” tha ai në një shënim Tim Clark, president i Emirates Airlines.
A380 i fundit i Emirates ka suita private (klasi i parë), dush, bar në bord, por edhe ulëse ekonomike Premium, klasa midis Biznesit dhe Ekonomisë , që po bëhet segmenti më fitimprurës për linjat ajrore në mbarë botën (të paktën përpara Covid-it). Për t’iu përgjigjur këtij luksi në lartësi të madhe, rivali fqinj Etihad Airëays kishte përfshirë “Residence” në A380-at e tij me tre dhomat e tij (dhomë ndenjjeje, dhomë gjumi dhe banjë), mundësinë e zgjedhjes së një shërbyesi dhe një kuzhiniereje të besuar.
Klasi i parë i Emirates në A380
A380 u projektua në një kohë kur parashikimet treguan një rritje të trafikut në mbarë botën me rrezikun e mbingarkesës në qendrat si Dubai. Avioni ka një gjatësi prej 72.6 metrash, një hapje krahësh 79.75 metra, një diametër të gypit prej 7.14 metra dhe lartësi 24.27 metra. Ai gjithashtu mund të fluturojë 15,200 kilometra me një shpejtësi maksimale prej 1,185 kilometra në orë./Opinion.al