Kronikë

Vlorë/6 të shoqëruar për atentatin me tritol, i riu dyshohet se humbi të 2 këmbët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 19/12/21 |
Opi Nion

Të paktën 6 persona janë shoqëruar lidhur me atentatin me tritol ndaj 34-vjeçarit Indrit Sadedini në Vlorë, ndërsa mësohet se në operacionin për gjetjen e autorëve janë përfshirë edhe FNSH. Rreth 400 gramë lëndë plasëse shëprtheu ndërsa i riu tentoi të ngrinte qepenin e garazhit për të marr makinën. Nga shpërthimi dyshohet se i riu ka humbur të dyja këmbët.

Garazhi ishte i pajisur me kamera sigurie që kanë regjistruar momentin e shpërthimit, e po kështu mendohet se kanë regjistruar edhe personat që kanë vendosur lëndën plasëse.

Pista e vetme në tryezën e hetuesve për momentin është e kaluara e vlonjatit jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Ai nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë./Opinion.al

Pas