Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se RENEA dhe Garda kishin rrethuar selinë e PD. Ai shprehet se as aid he as Policia e Shtetit nuk kanë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD.
“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, shkruan Rama.