Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat në Serbi – a po dobësohet Vuçiç?

2021/12/15 at 9:16 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Protestat në Serbi – a po dobësohet Vuçiç?

Protestat në mbarë Serbinë çuan në tërheqjen dhe ndryshimin e dy ligjeve të diskutueshme në parlamentin serb. Organizata dhe lëvizje të ndryshme paralajmëruan vazhdimin e protestës.


Protestat masive të qytetarëve javët e fundit në Serbi kanë sjellë rikthimin e ligjit për shpronësimet dhe ndryshimet në ligjin për referendumin, të cilat ishin kërkesat kryesore të nismës “Kreni-promeni” (Nisu-Ndrysho). Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet e pranoi humbjen politike dhe publikisht deklaroi, se nuk e dëgjuan sa duhet zërin e popullit dhe se tani do të ndryshojnë qasjen e tyre në komunikim me ata që mendojnë ndryshe. Të paktë janë ata që besojnë në këtë, por është e qartë se autoritetet serbe po përpiqen të pushojnë pak nga presioni që qytetarët kanë ushtruar deri më tani në rrugët e qyteteve serbe, me premtimin bosh se nga sot do të kenë më shumë vëmendje për dialog me kundërshtarët politikë.

Iniciativa Nisu-Ndrysho thekson se pas njoftimeve zyrtare të autoriteteve do të ndalojnë bllokimet e mëtejshme të rrugëve dhe se do të konsiderojnë hapat e mëtejshëm strategjik. Lëvizja “Kryengritja mjedisore” beson se asgjë nuk ka përfunduar derisa të ndalohet miniera e litiumit në Serbi dhe nuk dëbohet kompania Rio Tinto. Kjo lëvizje paralajmëron vazhdimin e protestës.

Pushteti detyrohet të bëjë ndryshime

 

Rezultati i protestave të deritanishme është gjithsesi mjaft i madh, thotë për DW Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politika Praktike. “Fakti që (presidenti i Serbisë Aleksandar) Vuçiç i përmbushi të gjitha kërkesat nën presionin e qytetarëve është një progres i madh jo vetëm në politikë por edhe për aktivizmin qytetar. Shteti hoqi dorë nga synimet e tij të rëndësishme dhe kjo sepse thjesht u detyrua ta bëjë këtë”, thotë Popoviç.

Mendoj se qeveria u frikësua mbi të gjitha nga potenciali që kishin këto protesta, thekson për DW, zëvendëskryeredaktorja e  revistës NIN, Vesna Malishiç. “Qeveria u frikësua nga një vendosmëri e madhe në protesta dhe ajo që pason nga këto protesta, e ky është mobilizimi i një numri edhe më të madh të njerëzve. Suksesi i asaj proteste është se befasoi pushtetin, befasoi opozitën, e habiti edhe vetë qytetarët”, thotë ajo.

Vuçiqi në rënie?

Serbinë e presin zgjedhjet në fillim të prillit dhe një nga të panjohurat është se si do të ndikojnë të gjitha ngjarjet rreth protestës dhe humbjet aktuale politike të SNS-së, në pozitën e vet presidentit Aleksandar Vuçiç. “Nga njëra anë sigurisht që do të ndikojë, por duhet të ketë edhe një palë tjetër që do t’i pranojë ata votues që janë të zhgënjyer me Vuçiçn”, mendon Popoviç.

“Rënia e popullaritetit të Vuçiçit dhe SNS-së duhet të kapitalizohet përmes punës së mirë të opozitës, por nuk jam i sigurt se opozita do të ketë sukses ta bëjë këtë”. Prandaj, do të ndikojë në pozitën e tij, por mendoj se është herët për të konstatuar se si do të ndikojë në rezultatin zgjedhor”, thekson drejtori i Qendrës për Politika Praktike.

Vesna Malishiç thekson se Vuçiçi ka provuar strategji të ndryshme gjatë javëve të fundit, nga dërgimi i banditëve për të shkaktuar incidente në mesin e protestuesve deri te përpjekjet për të kompromentuar protestën, dhe asnjë nga këto ide nuk ka pasur sukses.

“Kjo mund të dobësojë pozitën e tij. Këtë e lidh me rikthimin e qytetarëve në skenën politike si aktorë të rëndësishëm politikë. Kur fillon të bjerë kjo kullë e pushtetit dhe e autoritetit, kjo do të jetë e pandalshme. Ndoshta katër muaj nuk mjaftojnë për këtë, por kjo protestë tregoi se Vuçiçi është në rënie”, thotë ajo.

Ekologjia dhe manipulimet

Përllogaritjet për rënien e rejtingut të qeverisë duhet të kenë parasysh edhe manovrën klasike të Vuçiçit, i cili të gjithë fajin për situatën me dy ligjet e përmendura ia kaloi Qeverisë së Serbisë dhe ministrave të saj. Mesazhi për votuesit e SNS-së është i qartë – Vuçiç është i pagabueshëm dhe çdo problem që lind është rezultat ose i veprimeve të ish-autoriteteve, ose i konfuzionit të ministrave dhe kryeministrave aktualë. Edhe në këtë situatë, votuesit e qeverisë mund ta shohin Vuçiçin si shpëtimtarin e popullit nga lëvizjet e këqija të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, të cilat Vuçiç do t’i kishte penguar – po ta dinte më herët.

“SNS është një parti në të cilën të gjithë, përveç Vuçiçit dhe familjes së tij, janë mall për konsum”, thekson Dragan Popoviç. “Por besoj se në këtë rast do të jetë më vështirë”. “Më duket se ka qenë shumë më e lehtë për Vuçiçin kur është fjala për luftën kundër krimit, apo disa tema më të përgjithshme. Ndërsa me këto tema shumë specifike, mendoj se kaherë nuk ka qenë në ndonjë situatë më të vështirë”, ka shtuar Popoviç.

Lajmi i keq për Vuçiçin është se rrugës për zgjedhje po shihet edhe një hapje e caktuar të mediave, mendon Vesna Malishiç.

“Disa njerëz që më parë kurrë nuk janë shfaqur në televizione me frekuenca kombëtare, tani kanë filluar të shfaqen edhe në këto media. Unë mendoj se Vuçiçi tani është duke hartuar një strategji për dalje nga situata e tanishme dhe të mbetet i pastër vetë, ashtu si shpëtoi edhe nga historia e krimit në krye të qeverisë dhe të mbetet si një luftëtar i supozuar kundër të njëjtit krim”, thotë Malishiç.

Vazhdimi i protestave

Vazhdimi i protestës shoqërohet me dyshime të shumta dhe vende të panjohura, por ajo që është e qartë aktualisht është se grupe dhe lëvizje të caktuara do të përpiqen t’i mbajnë protestat si një formë presioni ndaj autoriteteve. Çështjet mjedisore mbeten në krye, megjithëse autoritetet pretendojnë se janë plotësuar të gjitha kërkesat mjedisore dhe se vazhdimi i protestës është “thjesht politikë e thjeshtë”. Se sa do të arrijnë ta ruajnë nivelin ekzistues do të dihet së shpejti, por siç thekson Dragan Popoviç për DW, “pakënaqësia e njerëzve është e madhe, por tashmë po dërgohen mesazhe të përziera.”

“Në momentin kur disa duan të festojnë fitoren, e të tjerët të vazhdojnë me protestat, sigurisht që një pjesë e qytetarëve do të qëndrojnë në shtëpi, sepse njerëzit thjesht nuk reagojnë mirë ndaj mesazheve të përziera.

Vesna Malishiç beson se tashmë po hyjmë në dobësinë e të gjitha protestave të deritanishme, e kjo është fakti që po shfaqen liderë të ndryshëm që kanë dëshira dhe ide të ndryshme, deri tek ajo se si duhet të zhvillohen protestat. Mendoj se këtu do të harxhohet energjia shumë e nevojshme, sepse ka ende shumë kohë deri në zgjedhje. Por vazhdimi i protestës mund të na befasojë, siç na kanë befasuar edhe protestat e fundit”, kontaton Vesna Malishiç./DW

 

Etiketa: protestaserbivucic


Ju sugjerojmë

Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

9 Tetor, 2025 5:50 pm
Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

9 Tetor, 2025 5:49 pm
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

9 Tetor, 2025 4:54 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë/Kushtetuesja rrëzon Presidentin,vendimi përfundimtar në 31 tetor

9 Tetor, 2025 4:51 pm
Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Kryesore

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

9 Tetor, 2025 3:52 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

9 Tetor, 2025 2:23 pm
Insifa, lider në prodhimin e ëmbëlsirave në Shqipëri, prezantohet në ANUGA 2025
Aktualitet

Insifa, lider në prodhimin e ëmbëlsirave në Shqipëri, prezantohet në ANUGA 2025

9 Tetor, 2025 2:00 pm
Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
Aktualitet

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

9 Tetor, 2025 1:44 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi avokatin avokatin në Fier, arrestohet 49-vjeçari

9 Tetor, 2025 1:32 pm
Para
Për herë të parë në një vit, ulen pagat, profesionet që e “pësojnë”

Për herë të parë në një vit, ulen pagat, profesionet që e "pësojnë"

VIDEO/Shqiptarët shndërruan pyjet e Spanjës në plantacione kanabisi, roli i grave

VIDEO/Shqiptarët shndërruan pyjet e Spanjës në plantacione kanabisi, roli i grave

Koronavirusi, qytetarët nuk marrin pakot nga Kina

Grabitet filiali i postës në Tiranë, autorë 2 persona të maskuar me kapuç
















TE FUNDIT

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
9 Tetor, 2025

Me një reagim të shkurtër që nuk e kalon një fjali, zyra e Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
9 Tetor, 2025

Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, Florian Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar...

Lexo më shumë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
9 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj, që vendosi datën 9 nëntor si...

Lexo më shumë

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
9 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com