Kronikë

VIDEO/Shqiptarët shndërruan pyjet e Spanjës në plantacione kanabisi, roli i grave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 15/12/21 |
Opi Nion

Policia Spanjolle ka finalizuar një operacion të koduar “Albacos”, të koordinuar nga Garda Civile, dhe  ka çmontuar një organizatë kriminale, e cila përdorte teknika paraushtarake për kultivimin, shitjen dhe eksportin e marijuanës në Spanjë dhe në vendet evropiane, si Belgjika dhe Gjermania.

Mediat vendase shkruajnë se si rezultat i këtij operacioni janë shpallur 33 urdhër-arreste për personat që bënin pjesë në grupin kriminal me nacionalitete të ndryshme, e përbërë kryesisht nga shqiptarë. Ndërkohë raportohet se 21 prej tyre janë në burg.

Guvernatorja e zonës Castilla dhe Leon, Virginia Barcones, e cilësoi një punë brilante nga ana e autoriteteve spanjolle gjurmimin dhe çaktivizimin e kësaj bande.

Dymbëdhjetë plantacionet e kanabisit u gjetën në vende ku aksesi ishte i vështirë . Ato ishin ndërtuar duke krijuar hapësira dhe duke prerë pemët në pyje.

Sa i takon strukturës hierarkike të organizatës, ata që merrnin vendimet dhe shpërndanin lëndën narkotike ishin shqiptarët, poshtë tyre ishin spanjollët, kolumbianët, italianët apo gjermanët. Pjesëmarrëse në grupin kriminal ishin edhe tre gra, të cilat ishin të angazhuara në infrastrukturë, në gjetjen e shtëpive me qira apo automjeteve./Opinion.al

 

Pas