Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 130 persona, ndërsa janë regjistruar dhe 5 736 raste të reja.
Ndërkohë, vijojnë të jenë të intubuar 700 pacientë, 568 janë të pavaksinuar dhe mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç.
Në shtetin fqinj që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 1,012,659 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 19 475 persona dhe betejën me Covid e kanë fituar 925,850 pacientë./ Opinion.al