I Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk dha detaje mbi faktet ku u bazua Departamenti Amerikan i Shtetit në shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Ai tha se hetuesit vendas dhe prokurorët duhet të hetojnë për rastet si këto.
“Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime”, tha Escobar.
Ndërsa i pyetur nëse SHBA do të veje në dispozicion provat dhe të dhëna për sistemin shqiptar të drejtësisë kur vjen fjala tek rasti i Z. Berisha dhe familjes së tij, Escobar u përgjigj:
“Kemi një sistem të shkëlqyer bashkëpunimi në ligjzbatim dhe bashkëpunim ligjor dhe po, mund ta bëjmë”./Opinion.al