Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Numër rekord i gazetarëve të burgosur më 2021

2021/12/09 at 4:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Numër rekord i gazetarëve të burgosur më 2021

Numri i gazetarëve të burgosur në mbarë botën shënoi rekord të ri në vitin 2021, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Në raportin e publikuar të enjten bëhet e ditur se 293 gazetarë janë burgosur gjatë këtij viti, për shkak të punës së tyre.


Në vitin 2020, gazetarë të burgosur kanë qenë 280. Është ky viti i gjashtë radhazi që Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve regjistron së paku 250 gazetarë të burgosur.

Për më tepër, sipas organizatës, 19 gazetarë janë vrarë në shenjë hakmarrjeje për punën e tyre deri më 1 dhjetor të këtij viti. Gjatë gjithë vitit 2020, numri i gazetarëve të vrarë ka qenë 22. Tetëmbëdhjetë të tjerë kanë vdekur në rrethana shumë të errëta dhe është e vështirë të përcaktohet nëse janë vrarë, tha raporti.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se tre gazetarë u vranë gjatë këtij viti teksa raportonin nga zonat e konfliktit, ndërkaq dy të tjerë u vranë gjatë mbulimit të protestave të dhunshme.

Për të tretin vit me radhë, Kina është shteti me më së shumti gazetarë të arrestuar, shtet në të cilin janë të burgosur 50 gazetarë. Në vendin e dytë është Mianmari për shkak të shtypjes së mediave që pasoi puçin ushtarak të shkurtit. Egjipti, Vietnami dhe Bjellorusia gjenden në pesë shtetet me më shumti gazetarë prapa grilave.

Në mesin e shteteve që kanë përmirësim sa i përket burgosjes së gazetarëve është Turqia. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se Turqia ka liruar nga burgu 20 gazetarë gjatë vitit të kaluar, ndërkaq 18 të tjerë vazhdojnë të jenë të burgosur.

Raporti i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se se përderisa bota gjatë vitit 2021 po përballet edhe me probleme si pandemia e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike, qeveritë represive ishin të vetëdijshme se zemërimi i publikut ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut ishte “zbutur”. Të dhënat e raportit paraqesin trendin e përgjithshëm të rritjes së intolerancës ndaj raportimit të pavarur./ REL

Etiketa: BURGUgazetaret


Ju sugjerojmë

Trump thotë se Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump thotë se Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

19 Gusht, 2025 5:34 pm
Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
Aktualitet

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

19 Gusht, 2025 4:27 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

19 Gusht, 2025 4:13 pm
Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR
Aktualitet

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

19 Gusht, 2025 3:56 pm
Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato
Aktualitet

Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

19 Gusht, 2025 3:47 pm
Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur
Bota

Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur

19 Gusht, 2025 3:28 pm
Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë
Aktualitet

Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë

19 Gusht, 2025 3:12 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Netanyahu për kryeministrin australian: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

19 Gusht, 2025 3:03 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos, të plagosur tre persona

19 Gusht, 2025 2:50 pm
Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?
Rajoni

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

19 Gusht, 2025 2:38 pm
Para
Moti i keq në Vlorë, uji “pushton” rrugët

Moti i keq në Vlorë, uji “pushton” rrugët

Shenjat e Horoskopit që do të martohen në vitin 2022

Shenjat e Horoskopit që do të martohen në vitin 2022

Pas zjarreve vjen rreziku nga përmbytjet, ja çfarë thonë ekspertët

Reshje në të gjithë territorin, IGJEUM: Në zonat urbane mund të ketë përmbytje
















TE FUNDIT

Trump thotë se Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Trump thotë se Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën
19 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të martën se shpreson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do...

Lexo më shumë

Kredia në rritje, Shqipëria kryeson rajonin

19 Gusht, 2025

Kredia për sektorin privat në Shqipëri ka shënuar një rritje të fortë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, duke...

Lexo më shumë

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
19 Gusht, 2025

Në gjysmën e dytë të gushtit, Durrësi ka përjetuar një fluks të lartë vizitorësh, jo vetëm në bregdet, por edhe...

Lexo më shumë

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
19 Gusht, 2025

Policia Kufitare e Goricës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com