Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I biri u gjet i vrarë në rrugë, babai: Të më thotë “unë jam autori” dhe do e fal

2021/12/07 at 1:47 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I biri u gjet i vrarë në rrugë, babai: Të më thotë “unë jam autori” dhe do e fal

Një 35-vjeçar u gjet i vdekur mbrëmjen e 23 shtatorit në mbikalimin e Patokut në anë të rrugës në Laç.

Viktima ishte Pjerin Përlleshi, i cili fillimisht u raportua nga policia se kishte humbur jetën si pasojë e atakut kardiak.

Por më vonë u mësua se 35-vjeçari kishte dëmtime në trup dhe ishte përplasur nga një makinë. Drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendngjarja dhe ende sot nuk dihet kush është.

Prindërit e 35-vjeçarit kanë folur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus dhe kërkojnë që shoferi të gjendet dhe të marrë dënimin sipas ligjit.

I ati i viktimës, z.Gjovalin Përlleshi, thotë se kërkon vetëm të dijë kush është personi që i përplasi djalin me makinë dhe ai do t’ia falë.

“Të më thonë jam unë autori që e kam vrarë djalin tënd dhe çdo gjë do t’ia fal, s’ka asnjë lloj gjëje, asnjë lloj dënimi. Veç ta di autorin e personit. Ai mirë nuk ka bërë që ka ikur dhe ma ka lënë djalin si qen në rrugë të madhe, por që po të ishte ndalur dhe të ma kishte shoqëruar në spital, 1 milion vjet ai s’më ka gjë borxh, do e kisha falur dhe do e kisha pjesëtar të familjes time. Pavarësisht që ma ka vrarë djalin, por të ishte ndalur dhe do kishte dalë burrë i mirë shumë, do e kisha pjesëtar të familjes time dhe do i kisha je i falur për sa të jesh gjallë”, thotë babai Gjovalin Përlleshi.

Spartak Koka: Por sot ju kërkoni që të zbulohet dhe të zbardhet kush është ai.

Gjovalin Përlleshi: Veç mos të humbasi gjaku i djalit tim, ta di. Ai ka lënë gruan, dy kalamajtë, plus nënë, babain, vëllezërit që kërkojnë me çdolloj insistimi se kush është se nuk i kanë gjë kujt borxh.

Spartak Koka: Ndonjë konflikt nuk ka pasur?

Gjovalin Përlleshi: Jo jo. Edhe ai që i ka rënë, i ka rënë pa dashje. Nuk di që t’i kem gjë kujt borxh, as u kam, as më kanë.

Tone Përlleshi (nëna): Aksidenti i ndodh kujtdo. Problemi është që për mendimin tim ai duhet të ishte treguar njerëzor. Duhet të kishte treguar. Ndoshta djali im ka qenë dhe duke kaluar rrugën. Ai duhet të ishte ndalur dhe të kishte thënë kështu ndodhi. I rashë pa dashje ose edhe ai pati pak faj. Sido të jetë puna, ai ka detyrim njerëzor dhe moral. Unë jam nënë, por me më pas ndodh mua një gjë e tillë, edhe ta dija se do më kishin vrarë, unë do kisha ndaluar, sepse kam zemër, kam shpirt. /tvklan.al

Etiketa: babaite dorezohet autoriu gjet i rare ne rruge

Ju sugjerojmë

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
Bota

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

15 Gusht, 2025 10:53 pm
Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
Bota

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

15 Gusht, 2025 10:41 pm
Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
Rajoni

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

15 Gusht, 2025 10:23 pm
Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve
Bota

“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve

15 Gusht, 2025 9:55 pm
Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të
Rajoni

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15 Gusht, 2025 9:42 pm
Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage
Bota

Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage

15 Gusht, 2025 9:21 pm
Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska

15 Gusht, 2025 9:08 pm
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump
Bota

Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

15 Gusht, 2025 8:48 pm
Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Para
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori

Qëllohet me thikë një 52-vjeçar në Fushë Arrëz

Shtrëngim masash në prag të festave? Ministrja e Shëndetësisë: Situata po ndiqet

Shtrëngim masash në prag të festave? Ministrja e Shëndetësisë: Situata po ndiqet

Hillary Clinton nderon me çmim kryeministrin Rama: U hapi dyert afganëve

Hillary Clinton nderon me çmim kryeministrin Rama: U hapi dyert afganëve

TE FUNDIT

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
15 Gusht, 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kërkesa “numër një” e Ukrainës në samitin e Alaskës është që Rusia të bjerë dakord...

Lexo më shumë

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
15 Gusht, 2025

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte...

Lexo më shumë

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
15 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
15 Gusht, 2025

Këto janë pamjet e para nga takimi në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pasi u takuan në aeroport...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com