NATO ka uruar Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Përmes një fotografie të uniformës ushtarake të Shqipërisë, në rrjetin social Instagram, NATO i ka kërkuar ndjekësve t’i bashkohen ‘festës’.
“Pëlqeni fotografin për t’iu bashkuar festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ne jemi NATO!”, shkruhet në postim.
Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.