Teksa sot shënohen dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Ambasada e SHBA ka përkujtuar këtë ngjarje, ku u shënuan 51 viktima.
Përmes një postimi në “Twitter” ambasada e SHBA shkruan se nderon qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë.
“Dy vite më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur tërmeti më shkatërrimtar në 40 vite goditi Shqipërinë. Ne kujtojmë 51 viktimat. Ne nderojmë qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar, atë ditë dhe në vazhdim. Ne do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë.”- shkruhet në postim.