Ditën e sotme ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Gent Gazheli.
Ambasadorja Kim, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falënderon Gazhelin për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të lehtësuar lëvizjen e mallrave duke goditur krimin dhe korrupsionit.
Gjatë këtij viti, sipas ambasadores doganat kanë mbledhur 1.5 miliardë dollarë, duke shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.
“Falënderojmë drejtorin e Doganave, Gazheli për diskutimin e javës së kaluar mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave duke goditur ndërkohë korrupsionin dhe krimin. E lumtur të shoh se importet nga SHBA janë rritur me 17% ndërsa eksportet nga Shqipëria janë rritur me 33% deri më tani këtë vit. Trendi i mirë! Forcimi i kontrolleve doganore do të rrisë edhe të ardhurat për Shqipërinë. Deri më tani këtë vit, Dogana ka mbledhur 1.5 miliardë dollarë – një rritje e madhe nga 1.1 miliardë dollarë në të gjithë vitin 2020. SHBA do të forcojë më tej mbështetjen për të forcuar sigurinë kufitare, për të rritur të ardhurat për Shqipërinë dhe për të nxitur biznesin midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Kim./ Opinion.al