Politikë

Kryemadhi në Korçë: LSI do vijojë misionin e saj, qytetarët të na bashkohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 24/11/21 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar me qytetarë në Korçë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se në këtë takim është diskutuar lidhur e me arsyet e vërteta të masakrës zgjedhore më 25 prill.

Po ashtu, kryetarja e LSI thotë se kjo forcë politike do vijoj misionin e saj  për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Kryemadhi i mbyll postimin e saj duke iu bërë ftes qytetarëve që ti bashkohet LSI, pasi sipas, saj është partia që i përgjigjet nevojave të vendit.

Postimi i Kryemadhit

Sot në qytetin e Korçës, ku të gjithë janë të qartë mbi arsyet e vërteta të masakrës elektorale, që lejuan vazhdimin e mandatit të qeverisjes aktuale. Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme. LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve. Çdo shqiptar është i ftuar të na bashkohet, për të ndërtuar bashkë një alternativë të besueshme që i përgjigjet siç duhet nevojave të vendit./ Opinion.al

Pas