Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Sipas Policisë së Tiranës, shtetasi me inicialet J.D., është pas hekurave.
“Pas hekurave përfundoi edhe shtetasi me inicialet J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur”-ka njoftuar policia.
Nuk ka informacion rreth rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja apo se kush e ka denoncuar 43-vjeçarin, por ngacmimi i të miturve dhe kapja e abuzuesve është kthyer në një fenomen të përditshëm në vendin tonë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./Opinion.al