Gjatë pjesës së parë të ditës vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash te shpeshta. Por pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave te dy skajet veriperëndim dhe jugperëndim duke rrezikuar shira të izoluar.
Gjatë orëve të vona të natës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë zonën jugore duke sjellë reshje të pakta shiu.
Sipas MetetoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehte në mëngjes dh mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 4 ballë./Opinion.al