Aktualitet

Basha:Kapja e shtetit në nivelin më të lartë në rajon, të pastrojmë institucionet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 18/11/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale ka përsëritur sërish qëndrimin e tij për nismën e propozuar nga PD,  vetingun e politikanëve.

Kryedemokrati shkruan se kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e duke vrarë vende pune. Sipas Bashës, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Basha thotë se zgjidhja që nevojitet është vettingu në politikë.

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare”, shkruan Basha./Opinion.al

Pas