Ish-deputeti i PD Arben Ristani ka kundërshtuar deklaratat e Gazmend Bardhit lidhur me verifikimin e firmave për mbledhjen e kuvendit.
Ristani tha se statuti nuk i njeh askujt të drejtën për verifikimin e firmave, ndërsa deklaropi se ky kuvend nuk po mblidhet në kushte normale.
“Vetë kuvendi kur mblidhet do të bëjë edh verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jenë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin karatat e identitetit, do të marrin beixhe në kuvend”, tha Ristani gjatë një interviste në emisionin “Opinion” duke theksuar se të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Emin Gjana./Opinion.al