Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj pati sot një takim me operatorët e transportit publik në kryeqytet. Ndër të tjera Veliaj ka kërkuar largimin e mjteve të amortizuara nga qarkullimi.
Duke ju referuar linjës së Kopshtit Zoologjik, Kryebashkiaku ka lënë vetëm 5 ditë kohë për zëvendësimin e mjeteve që shkaktojnë ndotje.
“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancera. Kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara. Keni dhe 5 ditë kohë. Do humbisni liçencën siç e humbi “Ferluti”, 5 ditë kohë për të hequr kancerin”, tha Veliaj./Opinion.al