Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden: SHBA do të mbrojnë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

2021/10/22 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga maskat tek vaksinimet,SHBA nxjerr masat e reja kufizuese ndaj COVID-19

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i dilnin në mbrojtje Tajvanit, nëse ai sulmohet nga Kina. “Po, jemi zotuar për këtë”, tha Biden në një takim me qytetarë, që u transmetua drejtpërdrejt nga rrjeti televiziv CNN.


Deklarata e tij është në kundërshtim me politikën afatgjate të SHBA-së për ta ndihmuar Tajvanin në ndërtimin e mbrojtjes së tij, por jo për ta ndihmuar atë ushtarakisht në një konflikt të mundshëm. Deklarata po ashtu vjen më pak se dy muaj pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani. SHBA-ja ka qenë 20 vjet e angazhuar ushtarakisht në këtë vend.

Presidenti iu përgjigj një anëtari të audiencës, i cili pyeti nëse Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të vazhdojnë të përballojnë zhvillimin e shpejtë ushtarak të Kinës. “Mos u shqetësoni nëse ata do të jenë më të fuqishëm. Kina, Rusia dhe pjesa tjetër e botës e dinë që ne kemi ushtrinë më të fuqishme në historinë e botës”, tha Biden.  “Unë dua që Kina ta kuptojë se ne nuk do të tërhiqemi”, tha presidenti, për të shtuar se ai nuk do që të nisë Luftë të re të Ftohtë me Kinën.

Arsyet e rritjes së tensioneve midis Kinës dhe Tajvanit

Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha më vonë se Biden nuk ka shpallur ndonjë ndryshim të politikës amerikane dhe se nuk ka një ndryshim të tillë. “Marrëdhënia e mbrojtjes e SHBA-së me Tajvanin udhëhiqet nga Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin. Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë sipas Aktit, do të vazhdojmë të mbështesim vetëmbrojtjen e Tajvanit dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo ndryshim të njëanshëm të status quo-së”, tha zëdhënësi.

Tajvani do ta mbrojë veten, tha zëdhënësi i zyrës presidenciale, Xavier Chang, në përgjigje të deklaratës së Bidenit. Tensionet midis Tajvanit dhe Kinës janë rritur kohëve të fundit, sidomos për shkak të inkursioneve kineze në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.  Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh atë si provincë të shkëputur. Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin.

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng, tha në fillim të këtij muaji se marrëdhëniet midis Tajvanit dhe Kinës janë në nivelin më të keq të tyre në më shumë se 40 vjet. Ai parashikoi se Kina do të jetë në gjendje ta pushtojë Tajvanin deri në vitin 2025. Kina thotë se Tajvani është çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe ka dënuar, siç ka thënë, “bashkëpunimin e fshehtë” midis Uashingtonit dhe Taipeit.

Duke folur për gazetarët këtë javë, ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, tha se Kina ndjek një “ribashkim paqësor” me Tajvanin, derisa u përgjigjet “përpjekjeve separatiste” të Partisë së tij Demokratike Progresive.

“Ne nuk jemi ngatërrestarë. Përkundrazi, disa vende – SHBA-ja në veçanti – po ndërmarrin veprime të rrezikshme, duke e çuar situatën në Ngushticën e Tajvanit në një drejtim të rrezikshëm”, tha ai. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se besojnë se angazhimi i drejtpërdrejtë me Xinë është mënyra më e mirë për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë./REL

Etiketa: kinashbaTajvani


Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Bota

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

19 Dhjetor, 2025 9:38 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Dorëzohet në KQZ ankesa për deputeten e PD: Fshehu ndryshimin e emrit të babait

Gënjeu në formularin e dekriminalizimit? Elda Hoti: Fitova me votë preferenciale

Pa një vajzë në lavazh dhe e pëlqeu, përgjimi që arrestoi efektivët e policisë

Pa një vajzë në lavazh dhe e pëlqeu, përgjimi që arrestoi efektivët e policisë

Piramidat e kohëve moderne/ Shqiptarët po bien pre e monedhës elektronike

Zbulohet në Krujë laboratori i kriptomonedhave
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com