Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit që prej mbrëmjes së djeshme, kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në disa zona.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në disa zona si në Poçem, Gjirokastër, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, por është bërë në kohë pastrimi i akseve.
Më tej ARRSH iu bën apel drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, njofton ARRSH.