Kronikë

U arrestuan për kontrabandë ilaçesh, lirohen nga qelia 6 të akuzuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 11/10/21 |
Opi Nion

Gjashtë të arrestuarit për kontrabandë ilaçesh janë liruar nga qelia. Gjykata e Tiranës  vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Blerim Bitrin, Florian Markun, Margarita Xhaxhiun, Jani Papulin, Florian Lilan dhe Bashkim Osmanin.

Në seancë prokuroria kërkoi për ta masën e “arrestit në burg”. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se  gjatë periudhës së Covid-19, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Mbi ta rëndon akuza e “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”./ Opinion.al

Pas