Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë rritur shifrat e infektimeve nga Covid-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se janë regjistruar 40 raste me koronavirus.
Ndërkohë një lajm i mirë vjen për sa i përketë viktimave, gjatë 24 orëve të fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit.
Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Opinion.al