Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve për protestë teksa zhvilloi një takim me demokratët në Elbasan.
Berisha paralajmëroi kreun e qeverisë, Edi Rama, që të mos luajë me çmimet dhe kafshatën e qytetarëve pasi nuk do të shqiten nga rruga pa e rrëzuar.
“Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama duhet ta dish mirë, që kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë. Ne do ngrihemi në këmbë, po ngrihemi si opozitë e vërtetë, si opozitë që do i tregojmë vendit siç i treguam në 90 regjimit të etërve të tyre. Ndaj dhe ftoj të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, tha Berisha.